Sherbimet tona

Sherbimet IT – Licensa

Paketa IT të menaxhuara

images (5)

Paketa Baze

Deri në 20 përdorues
Email biznesi, rrjet i menaxhuar, antivirus, backup dhe mbështetje teknike gjatë orarit të punës. Mirembajtje ne cloud, Active Directory azure
Nga 50.000 lekë/muaj

600Eur/month

images (4)

Paketa Standarde

Deri në 50 përdorues
Gjithçka nga Bazë, plus firewall i menaxhuar, infrastrukturë cloud, vizita periodike në zyrë dhe përgjigje brenda 4 orëve.


150.000 Leke/muaj

1700 Eur/month

49.managed it services

Paketa Enterprise

Deri në 100 përdorues Menaxhim i plotë IT: cloud, siguri, pajisje të përfshira, teknik i dedikuar në vend dhe mbështetje 24/7.

450.000 lekë/muaj

5000 Eur/month

images (6)

Konsulencë Rrjet Kompjuterik

Analizë e plotë e rrjetit tuaj, ndertimit te networkut, mbrojtjes dhe projektim ne nivel network. 10 ditë pune

Një angazhim i fokusuar për bizneset që duan të dinë ku qëndrojnë dhe ku duhet të shkojnë, pa u lidhur me një kontratë afatgjatë.

Kartografim i rrjetit, pajisjeve, serverëve dhe shërbimeve. Identifikim i pikave të dobëta dhe i zgjidhjeve që kanë dalë jashtë mbështetjes.

Kontroll i konfigurimit të firewall-it, segmentimit të rrjetit, aksesit dhe politikave të fjalëkalimeve. Analizë e strategjisë së backup-it dhe e aftësisë për rimëkëmbje.

4000 Eur

enterprise business application main image

Konsulencë Arkitekture

Projektojmë rrjetin tuaj nga themeli — topologjia, segmentimi, pajisjet dhe siguria. Një infrastrukturë e menduar mirë nuk kërkon rindërtim pas dy vitesh.

Shumica e problemeve të rrjetit nuk vijnë nga pajisje të këqija, por nga një strukturë që është rritur pa plan. Ne analizojmë rrjetin tuaj ekzistues, identifikojmë kufizimet dhe projektojmë një arkitekturë që i përgjigjet nevojave reale të biznesit — sot dhe pas tre vitesh.

Përfshin kartografimin e infrastrukturës aktuale, projektimin e topologjisë së re, segmentimin në VLAN, planifikimin e kapaciteteve, zgjedhjen e pajisjeve dhe dokumentacionin e plotë teknik.

10 dite pune

4000 Eur

news cover chatgpt claude grok outage renews ai continuity focus

Konsulencë mbi Sigurinë Kibernetike

Vlerësojmë sa i mbrojtur është realisht biznesi juaj — nga konfigurimi i firewall-it te aksesi i punonjësve dhe aftësia për t’u rimëkëmbur pas një incidenti.

Shumica e bizneseve mendojnë se janë të mbrojtura sepse kanë një antivirus dhe një firewall. Realiteti është më i ndërlikuar: aksesi i pakontrolluar, backup-e që s’janë testuar kurrë, pajisje me firmware të vjetruar dhe punonjës që nuk njohin një email mashtrimi.

Ne kontrollojmë çdo shtresë — rrjetin, pajisjet, aksesin, të dhënat dhe njerëzit — dhe ju japim një raport të qartë me atë që duhet ndrequr, të renditur sipas rrezikut real, jo sipas modës.

Mbrojtja kundër phishing-ut dhe mashtrimeve me fatura, konfigurimi i SPF, DKIM dhe DMARC, si dhe niveli i ndërgjegjësimit të stafit.

10 dite pune

5000 Eur

Nese keni nje propozim, na kontaktoni

Ne ju degjojme, vendosim sherbimet qe doni ju te kryejme, percaktojme buxhetin qe ju keni mundesi dhe ndertojme se bashku

info@purchase-electronics.com

Politika e Kthimit dhe Rimbursimit

E drejta e kthimit

Nëse keni blerë nje sherbim online, keni të drejtë ta ktheni sherbimin perpara se ai te kryhet, pa qenë nevoja të jepni arsye. Nese e keni marre sherbimin, ju nuk keni te drejte qe te beni kerkese per kthimin e sherbimit.

Përjashtime

Nuk kthehen licencat software pasi kodi i aktivizimit është dorëzuar ose përdorur, si dhe produktet e konfiguruara ose porositura posaçërisht sipas kërkesës suaj.

Rimbursimi

Ne rast se nuk eshte kryer sherbimi, do ju kthehet vlera e plote e pageses ne llogarine tuaj.